20.6.11

couch mode printo storien

Majasili/Eczema Vulgaris

Ështe sëmundje e lëkurës e shkaktuar nga kontaktet e përsëritura të personit të sensibilizuar në sensibizatorë.
7DYHSV6GX6RK 
Shkaktarët e sëmundjes janë kryesisht substancat kimike si: metalet,antiseptikët,dezinficientët,konzervansët,medikamentet,vajrat ndryshme,etj.
Reaksioni alergjik është i tipit IV (celular),me pjesëmarrjen e alergjenit.

5.6.11

couch mode printo storien

Vdekjet nga Trombembolia Pulmonale dhe Obeziteti mund te jenë të lidhura

Gjithnjë e më shumë njerëz janë duke vdekur nga Trombembolia Pulmonale dhe kjo mund të jetë e lidhur me rritjen paralele të shkallës së Obezitetit,shkruajtën për Medical Journal of Australia hulumtuesit e Universitetit të Adelaida.


Profesori Roger Byard dhe bashkëautori i tij shpjeguan se deri sa fokusi duhet të vazhdojë në sëmundjet dhe gjendjet e lidhura me obezitetin,sikurse janë sëmundjet e zemrës,hipertensioni  dhe diabetes mellitus,mjekët duhet gjithashtu të koncentrohen edhe në Trombembolinë Pulmonale.

3.6.11

couch mode printo storien

Çka është infeksioni?


Infeksioni mund të përkufizohet si depërtim, vendosje dhe shumëzim i mikroorganizmave patogjenë në indin e ndonjë organizmi të lartë (njeri, kafshë, bimë). 
 Fjala infectio. rrjedhë prej fjalës latine inficio = helmim.


Sëmundja ngjitëse është infeksion gjatë të cilit çrregullohet ose rrezikohet funksioni i organizmit të sulmuar. Ky është proces i ndërlikuar biologjik në të cilin, me vetit e veta bashkëveprojnë mikroorganizmi dhe makroorganizmi si dhe kushtet e jashtme të cilat ndikojnë në to.

couch mode printo storien

E.Coli, OBSH: Bakterie e re, nuk është parë kurrë

Lloji i bakteries E.Coli, përgjegjëse për shpërthimin vdekjeprurës në Evropë është një bakterie e re, që nuk është parë kurrë më parë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se frekuencat gjenetike flasin për një formë mutante të dy bakterieve të ndryshme të E. colit, me gjene vdekjeprurëse, transmeton NOA.