3.6.11

couch mode printo storien

Çka është infeksioni?


Infeksioni mund të përkufizohet si depërtim, vendosje dhe shumëzim i mikroorganizmave patogjenë në indin e ndonjë organizmi të lartë (njeri, kafshë, bimë). 
 Fjala infectio. rrjedhë prej fjalës latine inficio = helmim.


Sëmundja ngjitëse është infeksion gjatë të cilit çrregullohet ose rrezikohet funksioni i organizmit të sulmuar. Ky është proces i ndërlikuar biologjik në të cilin, me vetit e veta bashkëveprojnë mikroorganizmi dhe makroorganizmi si dhe kushtet e jashtme të cilat ndikojnë në to.


Për t'u sëmur makroorganizmi nga sëmundja ngjitëse, duhet të ekzistojnë këto kushte:

  1. duhet të ekzistojë mikroorganizmi patogjen i aft për infeksion;
  2. duhet të ekzistojë makroorganizmi pranues i mikroorganizmit të caktuar;
  3. duhet të ekzistojë rasti gjatë të cilit mikroorganizmi patogjen i aftë për infeksion kontakton me makroorganizmin dhe futet në të.


Mikroorganizma infektiv quhen me term të përbashkët mikroorganizmat e llojeve të ndryshme:

  1. virusët
  2. bakteret
  3. protozoarët
  4. kërpudhat
Invaziteti-Ka të bëjë me cilësinë e mikroorganizmave për të depërtuar, shumëzuar dhe përhapur në inde.
Patogjeniciteti-.Është aftësia e ndonjë mikroorganizmi për të çrregulluar në makroorganizëm proceset fiziologjike,d.m.th.për të shkaktuar sëmundjen.
Virulenca-paraqet aftësinë e ndonjë mikroorganizmi patogjen për të shkaktuar infeksion.Ajo në një farë mënyre është një pjesë,shkallë e patogjenicitetit.
Toksiciteti-Është veçori e shumë baktereve prodhimi i lëndve toksike, me masë të madhe molekulare, të ashq. toksina.
Te bakteret dallojmë dy lloje toksinash -ekzotoksinat dhe endotoksinat.
Ekzotoksinat-sipas përbërjes kimike janë proteina të cilat i tajojnë bakteret nëmjedisin e tyre rrethues. Disa ekzotoksina sajohen prej dy pjesëve, zakonisht të lidhura me lidhje disulfide. Njëra pjesë lidhet për receptorin specifik në qelizë dhe ashtu mundësohet hyrja në qelizë e pjesës tjetër e cila është bartëse e aktivitetit toksik.
Endotoksinat-kimikisht janë komplekse lipopolisakaridesh me origjinë nga muri i qelizës bakteriale, dhe që lirohen gjatë shkatërrimit të bakteres.

Vendos ne Facebook

Shkruar nga Burim Bekteshi, Absolvent i Mjekesise dhe themelues i ketij blogu. Ju mundeni ta percjellni ne rrjete sociale ose te abonoheni per te marr lajmet me email.




0 komente:

Post a Comment

Ju lutemi, shkruani shqipe standarte, ndajini idete ne paragrafe dhe jini te qarte.
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!