24.2.15

couch mode printo storien

Bronkiti Akut - Ndezja akute e bronkeve

Bronkiti Akut

Bronkiti Akut

Bronkiti Akut- eshte inflamacion (ndezje) i mukozes se bronkeve.
Bronkiti Akut paraqitet me shpesh ne Dimer dhe ne Pranvere.


Bronket- jane tuba (gypa) brenda mushkerive (nje ne secilen mushkeri) qe fillojne nga Trakea dhe degezohen ne dege me te vogela përfundojnë në qese të vockla, që quhen Alveole ose qeset e mushkërive.
Bronket që e bëjnë përcjelljen e ajrit përfundojnë në qese të vockla, që quhen Alveole ose qeset e mushkërive. Këtu ndodhet pra shkëmbimi i gazrave. Sistemi i tërësishëm i frymëmarrjes ndryshe quhet edhe sistemi bronkial.

Bronkioliti-paraqitet ne qofte se inflamohen bronket me te vogela. Eshte me i shpeshte te femijte e vegjel dhe paraqet semundje tejet serioze.

Etilogjia:

Mikroorganizmat:
1.Viruset= a)Adenoviruset,
b)Miksoviruset,etj
2. Bakteret= a)H.Influenzeae,
b)Streptokoket,
c)Stafilokoket
3.Mikoplazmat,
4.Gazet irrituese,
5.Tymi,
6.Pluhuri,etj...

Pasqyra Klinike:

Bronkiti akut=paraqitet me shenja jo aq karakteristike:

  1. Lodhje
  2. Plogeshti
  3. Djersitje
  4. Indisponim
  5. Temperatura deri ne 38 C  (rralle),
  6. Kolla e thate= sidomos ne mbramje para fjetjes kur paraqitet= Kolla ne paroksizma-pas disa dite behet=
  7. Kolla produktive me
  8. Kelbaze= ne fillim me ngjyre te verdhe,pastaj me ngjyre te verdhe ne te gjelbert.
Shumicen e rasteve simptomat qetesohen pas 2-3 jave.

Bronkioliti= eshte gjendje shume me serioze e cila mund te shkaktoje = Insuficience akute respiratore(mosfunksionimi i mushkerive)- per shkak te obstruksionit (mbylljes,bllokimit) difuz te rrugeve te frymemarrjes. Tek te rriturit gati nuk paraqitet kurre.


Diagnostifikimi:

I. Anamneza+Ekzaminimi fizik=Auskultimi=
1Frymemarrje sforcuar me Fishkellima - Wheezing,
2.Nganjehere me Kercitje - Krepitacione.
II.Spirometria=shpesh mund te jete normale.
III.Radiografia (Rentgeni) e kraherorit= Nuk verehen ndryshime.
IV.Ekzaminimi mikroskopik e bakteriologjik i kelbazes= e percakton etiologjine.

Mjekimi:
Bronkiti akut=zakonisht terapia eshte vetem simptomatike.
Me rendesi eshte:
1,Eliminohen Iritanset nga rrethi i pacientit e sidomos=Tymi i duhanit.
2.Ajri ne dhome duhet te kete temperature=20-25 C dhe Lageshti te mjaftueshme=rreth 70%.
Te merret sasi e shtuar lengjesh.
4.Terapia e pershkruar nga ana e mjekut duhet te mirret me rregull.

Bronkioliti=duhet mjekuar ne spital ne njesite intenzive pulmologjike.

Vendos ne Facebook

Shkruar nga Burim Bekteshi, Absolvent i Mjekesise dhe themelues i ketij blogu. Ju mundeni ta percjellni ne rrjete sociale ose te abonoheni per te marr lajmet me email.




0 komente:

Post a Comment

Ju lutemi, shkruani shqipe standarte, ndajini idete ne paragrafe dhe jini te qarte.
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!