20.4.11

couch mode printo storien

Si te matet shtypja e gjakut?

Me termin “presioni arterial”(shtypja e gjakut) nenkuptohet presioni qe mbreteron neper arteriet e qarkullimit te madh.
Ekzistojne disa metoda per matjen e presionit arterial,por ne do te mundohemi te spjegojme matjen ne menyre indirekte,e qe ne praktike shfrytezohet me se shpeshti.



Matja e presionit te gjakut gjithemone duhet te behet kur pacienti eshte i ulur dhe krahun e ka te mbeshtetur lireshem ne lartesi te zemres.
Sipas menyres indirekte matja behet ne krahun e te semurit,duke perdorur sfigmanometrin sipas Riva-Roccit dhe duke auskultuar tonet e ashtuquajtur te Kortkoffit.Pra,manzheta e aparatit,e gjere 12 cm,vendoset mire ne krahun e te semurit dhe fryhet me ajer derisa pulsi ne arterien brakiale perkatese nuk preket me.
Pasi edhe stetoskopi vendoset mbi kete arter,me ane te nje ventili,dalengadale, leshohet ajri i manzhetes. Ne momentin kur degjihet trokitja e pare e arteries,ne manometrin e aparatit,lexohet vlera e presionit arterial,e cila i pergjigjet presionit sistolik.
Ne vazhdim te shfryrjes se manzhetes,tonet ne fillim jane me te forta dhe pastaj dalengadal dobesohen. Vlera e presionit qe konstatohet ne manometer,me zhdukjen e toneve,i pergjigjet presionit diastolik.
Vetem me nje matje nuk mund te kihet nje ide e qarte per sjelljen e presionit arterial.Faktoret si nervoza,gjendja emocionale,si dhe shqetesimet e tjera gjate matjes,mund te ndikojne,dukeshem,ne lartesine e presionit arterial. Prandaj,eshte e nevojshme qe presioni arterial te matet ne nje gjendje relaksimi te plote te te semurit,pra pas nje kohe te shkurter pushimi fizik dhe qetesimi psikik. Vetem ne kete gjendje dhe pasi te jene bere matje ne te dy anesite e siperme,mund te konkludohet per gjendjen faktike te tensionit arterial.
Ende nuk ka perfunduar,plotesisht,diskutimi se cilin prej presioneve arteriale duhet konsideruar si normal dhe cilin jashte normes?!
Sipas OBSH(Organizates Boterore te Shendetesise):
1. Presioni eshte normal,kur vlerat sistolike si edhe diastolike jane normale,pra sistola nen 140 mmHg e diastola nen 90 mmHg.
2. Vlerat kufitare(ose te dyshimta) jane kur sistola dhe/ose diastola jane te rritura,pra sistola ndermjet 140 e 159 mmHg,kurse diastola ndermjet 90-94 mmHg.
3. Hipertensioni arterial (Shtypja e rritur e gjakut) eshte kur sistola dhe/ose diastola jane te rritura,pra sistola 160 ose me teper mmHg dhe/ose diastola 95 ose me teper mmHg.
4.Hipotensioni arterial (Shtypja e ulur e gjakut) eshte kur sistola eshte nen 100 mmHg dhe diastola nen 60 mmHg.
Literatura e konsultuar:
Ekzaminimi klinik i semundjeve te brendeshme—-Prof.Dr. Jusuf Rexhepi
Fakulteti i Mjekesise,UP.

Vendos ne Facebook

Shkruar nga Burim Bekteshi, Absolvent i Mjekesise dhe themelues i ketij blogu. Ju mundeni ta percjellni ne rrjete sociale ose te abonoheni per te marr lajmet me email.




0 komente:

Post a Comment

Ju lutemi, shkruani shqipe standarte, ndajini idete ne paragrafe dhe jini te qarte.
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!