16.2.11

couch mode printo storien

Shkencëtaret shohin sukses në vaksinën e gripit te krijuar në mënyrë të shpejtë



Vaksina e gripit e krijuar me metoden e re te shpejte ben efekt aq mire sa edhe produktet e meparshme ekzistuese,raportuan te marten hulumtuesit.
Pra zbulimi konsiston ne ate se me metoden e re vaksinat kunder gripit do te mund te krijoheshin me shpejte dhe ne kete menyre pandemive te ndryshme do te mund te ju jipej pergjigje shume me e shpejte.





Vaksina e re e cila pritet te futet ne perdorim pas disa viteve eshte e krijuar duke e rritur virusin influenza(shkaktar i gripit) ne kulturat e qelizave shtazore,ne vend te vezeve te pulave te cilat jane perdorur deri me tani ne krijimin e vaksines se gripit.
Perdorimi i qelizave te shtazeve ne krijimin e vaksinave kunder gripit do te mundesonte krijimin e ketyre vaksinave per disa jave,ndersa tani ato sintetizohen perafersisht per 6 muaj.
Perveç shpejtesise se krijimit,dobia tjeter eshte edhe zvoglimi i riskut per kontaminim bakterial te vaksinave gjate prodhimit te tyre.
Gjate testimit te vaksines,eshte vertetuar se vaksina e re eshte 71,5 % efektive. Efektet anesore jane te njejta me ato te vaksines konvencionale,thane hulumtuesit.
Vendos ne Facebook

Shkruar nga Burim Bekteshi, Absolvent i Mjekesise dhe themelues i ketij blogu. Ju mundeni ta percjellni ne rrjete sociale ose te abonoheni per te marr lajmet me email.




0 komente:

Post a Comment

Ju lutemi, shkruani shqipe standarte, ndajini idete ne paragrafe dhe jini te qarte.
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!