5.6.11

couch mode printo storien

Vdekjet nga Trombembolia Pulmonale dhe Obeziteti mund te jenë të lidhura

Gjithnjë e më shumë njerëz janë duke vdekur nga Trombembolia Pulmonale dhe kjo mund të jetë e lidhur me rritjen paralele të shkallës së Obezitetit,shkruajtën për Medical Journal of Australia hulumtuesit e Universitetit të Adelaida.


Profesori Roger Byard dhe bashkëautori i tij shpjeguan se deri sa fokusi duhet të vazhdojë në sëmundjet dhe gjendjet e lidhura me obezitetin,sikurse janë sëmundjet e zemrës,hipertensioni  dhe diabetes mellitus,mjekët duhet gjithashtu të koncentrohen edhe në Trombembolinë Pulmonale.


Hulumtuesit mbledhën të dhëna në numrin e vdekjeve të papritura në jugun e Australisë duke marrë për bazë autopsitë,që nga viti 2000 deri në vitin 2009,dhe ata i selektuan rastet kur individët kanë vdekur si shkak i Trombembolisë Pulmonale.

Ata kishin vënë re se shkalla e vdekjes si pasojë e Trombembolisë Pulmonale ishte rrit gradualisht me kalimin e kohës,pavarësisht luhatjeve vjetore,prej 3.59% deri në 3.71%(2000-2004 dhe 2005-2009 respektivisht).

BMI(body mass index) mesatar i atyre që vdiçën nga Trombembolia Pulmonare ishte 29.6,krahasuar me 25.9 që e kishin njerëzit që kishin vdekur nga diçka tjetër.
Vendos ne Facebook

Shkruar nga Burim Bekteshi, Absolvent i Mjekesise dhe themelues i ketij blogu. Ju mundeni ta percjellni ne rrjete sociale ose te abonoheni per te marr lajmet me email.




0 komente:

Post a Comment

Ju lutemi, shkruani shqipe standarte, ndajini idete ne paragrafe dhe jini te qarte.
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!